Categories: sport

Arsenali del me tri pikë nga transferta e vështirë ndaj Aston Villas

Arsenali ka siguruar një sukses të rëndësishëm në transfertë, duke mposhtur Aston Villan me rezultatin 1-0.

Të lidhura

None found

Edhe pse kampionët e Anglisë u përballën me vështirësi gjatë ndeshjes, goli i Bukayo Sakës në fraksionin e dytë ishte i mjaftueshëm për t’u dhënë tri pikët.

Aston Villa pati rastin më të mirë në 45 minutat e para. Në minutën e 12-të, Emiliano Buendia goditi traversën, duke iu afruar avantazhit.

Pas pushimit, Arsenali kërkoi të reagojë. Në minutën e 55-të, Bukayo Saka u rrëzua brenda zonës së Aston Villas, por arbitri nuk akordoi penallti. Edhe pas konsultimit me VAR, vendimi mbeti për të vijuar lojën pa 11-metërsh.

Vetëm katër minuta pas këtij momenti, londinezët gjetën golin vendimtar. Riccardo Calafiori shërbeu për Sakan, i cili goditi saktë nga brenda zonës dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0.

Me këtë fitore në një prej transfertave më të vështira të kampionatit, Arsenali ngjitet në kuotën e gjashtë pikëve në tabelën e Ligës Premier.

të fundit

Kryeministri Rama paralajmëron pikat e shitjes me pakicë: Gjoba nëse spekuloni me çmimet

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, deklaroi se qeveria synon të zgjerojë më tej përfshirjen e bizneseve në platformën “Pasqyra…

1 minute ago

Xhixha pas supergolit në derbi: Nuk është fshehtësi – vendosëm 2-0’në, por u tërhoqëm; e rregullojmë gjatë javës

Redon XhixhaTirana mposhti Partizanin në derbin e parë të kryeqytetit, për llogari të javës së 6-të të “Abissnet Superiores” [...]Read…

4 minutes ago

Berisha për kursin e këmbimit: Leku është bërë “narkos”, Shqipëria është shndërruar në lavatriçe të parave të drogës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha në konferencë për mediat komentoi rënien e euros. Berisha u shpreh se leku është…

5 minutes ago

Vetëm pak ditë pas miratimit, ligji për Specialen ndez debat mes partive dhe BE-së

Partitë parlamentare në Kosovë kanë reaguar pas deklaratës së komisioneres së Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, e cila kritikoi…

18 minutes ago

MPB: 102 drejtues automjetesh u ndëshkuan për shpejtësi të lartë në Shkup

Gjatë një aksioni kontrollues të realizuar dje në territorin e Qytetit të Shkupit, policia ka shqiptuar 102 sanksione ndaj shoferëve…

20 minutes ago

TV Dukagjini ndërpret bashkëpunimin me Liridon Lecin pas përplasjes me Edonisa Aliun

Televizioni Dukagjini ia ka shkëputur kontratën analistit, njëkohësisht trajner te Vëllaznimi, Liridon Lecit pas debatit që kishte me ish-futbollisten Edonisa…

21 minutes ago