Emiliano Martinez pritet të largohet nga Aston Villa pas katër viteve qëndrim në Villa Park.
Portieri argjentinas është një nga më të vlerësuarit në Ligën Premier, megjithatë dëshiron të bëj një hap para në karrierën e tij dhe të nënshkruaj për një top klub.
Edhe pse Martinez ka një kontratë me Aston Villa deri në verën e vitit 2027 dhe është pjesë integrale e planeve të trajnerit Unai Emery, klubi anglez mund të joshet ta shesë atë në afatin kalimtar të ardhshëm për të balancuar llogaritë e tyre financiare.
Chelsea, i vetëdijshëm për këtë situatë, ka ringjallur interesin për portierin argjentinas dhe është i gatshëm të bëjë një ofertë joshëse për të siguruar nënshkrimin e tij.
Blutë e Londrës, të cilët nuk kanë gjetur një portier të fortë startues në sezonet e fundit, e shohin Martinezin si zgjidhjen ideale për të forcuar portën e tyre.
Pavarësisht se kanë nënshkruar verën e kaluar me Robert Sanchez dhe Djordje Petrovic, asnjëri prej tyre nuk ka arritur të bindë plotësisht, gjë që ka bërë që klubi të kërkojë alternativa si ai argjentinas.
Chelsea është gati ta testojë Aston Villan me një ofertë prej 40 milionë eurove për Martinez, gjithsesi në ofertë mund të përfshihet edhe portieri spanjoll Robert Sanchez si pjesë e një shkëmbimi. /Telegrafi/