Në prag të ndeshjes ndaj Villarreal për Champions League, Unai Emery ka folur për ndeshjen ndaj anglezëve.
Ekipi Spanjoll i Villarreal do të presë nesër një vizitë nga Liverpool për të rikuperuar ndeshjen e parë të gjysmëfinales e cila përfundoi me rezultatin 2-0 për ekipin e Klopp.
“Në ndeshjen e parë, Liverpool luajni në stadiumin e tij dhe ishin superior, por ne kemi entuziazëm të madh dhe jemi gati të bëjmë një betejë nesër. Për mua, Klopp është trajneri më i mirë në botë dhe ka ekipin më të mirë në botë. Djemtë e tij luajnë me një ndjenjë supoerioriteti dhe besimi.
Ne kemi bërë një përpjekje të madhe deri tani, arritja në finale do të ishte diçka e shkëlqyer”, është shprehur tekniku i ekipit spanjoll./h.ll/albeu.com