EKSKLUZIVE/ Mes karatesë dhe DJ, njihuni me 20-vjeçaren Sonja Barjamaj e cila ka fituar mbi 15 tituj

Në intervstën e radhës albeu.com ka përzgjedhur Sonja Barjamaj.

20-vjeçarja e lindur në Tiranë por me orgjinë nga Vlora, është e apasionuar pas sportit të karatesë.

Prej 15 vitesh ka fituar mbi 15 medalje kombëtare dhe ndërkombëtare, duke e adhuruar këtë sport që në moshën 5-vjeçare.

E pyetur se se kujt ka dedikon gjithë këtë sukses, Sonja u shpreh se ajo ja dedikon familjes.

Ndërkohë, përveç karatesë, Sonja gjithashu ka pasion dhe DJ. Videot e saj janë bërë virale në rrjtet sociale, duke marrë qindra mira pëlqime.

INTERVISTOI GERLI DOKO:

1-Për ata qe nuk ju njohin nga është me orgjinë Sonja?

-Origjina ime është nga Vlora dhe jam rritur e lindur në Tiranë.

2-Si lindi dëshira per t’i hyrë karatesë dhe në cilën moshë e filluat?

-Dëshira për karaten ka qenë që në moshën 6-vjeçare ku shihja shumë filma me karate dhe kam pas shembull dhe babin tim i cili është marrë me sporte luftarake.

3-Ju prej 15 vitesh keni fituar medalje kombëtare dhe ndërkombetare kujt ja dedikoni gjithë këtë sukses?

-Këtë sukses ja dedikoj familjes time që me ka ndjekur kudo me këtë sport patjeter që dhe shoqerisë së ngushtë të cilët me kanë ndjekur dhe mbeshtetur në çdo hap timin.

4-Mund të na tregoni më shumë: (Momentet me të bukura ose të vështire skenat qersharake në keto vite e etj?

-Moment i vështirë po ashtu dhe qesharak është kur kam qënë në adoleshencë diku te 14-15 vjeç dhe stërvitja që bëja përdit më dukej e shumtë pasi mendoja se skisha kohë per të berë gjëra të tjera por në të vërtet është e kundërta pasi ai që do e gjen kohën për çdo gjë dhe arrin t’i bëj të gjitha.

5-Ju jeni vetëm 20-vjeç, për çfarë studioni?

-Studioj ne Universite privat për degën Edukim fizik dhe sporte.

6-A të ndihmon bukuria për të pasur sukses në karrierë? Apo mjafton talenti dhe puna.

-Bukuria nuk lidhet fare sidomos me atë çka un merrem me sportin e karatese pasi perveç talentit që është kryesor duhet dhe një punë shumë e madhe dhe e përditshme.

7-Cilat janë synimet tuaja në karate në të ardhmen?

-Synimet e mia janë kampionatet ballkanike Europiane dhe Boterore.

8-Sa orë në ditë stërviteni, dhe si është një ditë e juaja nga mengjesi deri në darkë (Koha e lirë).

-Stërvitem 1 orë e gjysmë deri në 2 orë në ditë.

9-Çfare do ju sygjeroje të rinjve të sotëm që merrem me çfaredolloj sporti?

-Të rinjve ju sugjeroj të merren patjeter me aktivitet fizik nuk ka të bej fare çfarë dolloj sporti mjafton të jenë aktiv dhe me një fizik të shëndetshëm.

10-Prekim pak dhe DJ. Videot juaja janë bërë virale në TikTok. Pasioni tjeter i juaji dhe a mund ta ktheni në profesion në të ardhmen për të (fituar para)?

-Me DJ kam nisur duke parë disa video në Youtube dhe TikTok derisa bleva mixerin tim.

11-Me qënë se jemi te muzika. Cili është rreperi me i mirë shqiptar?

-Për mendimin tim ka shumë rreper të mirë në vendin tonë dhe është tepër e veshtirë për të zgjedhur por po përmend pak më të preferuar Noizy Mc kresha Don Xhoni.

12-Dj Vin Veli apo DJ Sardi?

-Dj Vin Veli dhe Dj Sardi janë nga Dj me të mirë në Shqiperi dhe nuk mund t’i ndaj në asnjë mënyrë pasi kanë një punë tepër të mirë të dy dhe na kanë dhuruar tepër muzik të veçanta.

13-Mes DJ dhe karatese kë do zgjidhje mbas moshës 30-vjeçare?

-Nëse duhet t’i ndaj patjeter DJ dhe karate patjeter që do të zgjidhja sportin por besoj se dhe sporti dhe DJ janë 2 gjëra që mund të vazhdohen dhe pas moshës 30-vjeçare pra mund të jesh një sportiste që bën muzikë.

14-Jeni mjaft aktive në rrjetet sociale. Një mendim për to a i ndihmojne të rinjtë këto platforma për të pasur sukses?

-Rrjetet sociale janë reklamimi më i mirë i kujtdo për sukses apo talent që njerzit kanë, por po ashtu kanë dhe anët e tyre negative qoftë nga disa komente apo video negative që mund të hasim në përditshmeri.

15-Projektet e radhës?

–Projektet e rradhës janë disa reklama sportive që po merem kampionatet të cilat do të zhvilloj dhe video në rrjete sociale për muzikë te DJ do të vijnë disa remix shumë të veçanta. /albeu.com/

@sonjabarjamaj #fyp #tiktok #viral #dj #remix #matolale #elgitdoda ♬ original sound – sonja barjamaj

@sonjabarjamaj #fyp #tiktok #viral #dj #remix #eraistrefi #dojacat ♬ original sound – sonja barjamaj

@sonjabarjamaj #fyp #tiktok #viral #dj #remix #2ton ♬ original sound – sonja barjamaj

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @sonja_barjamaj

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shtuar 25.05.2022 17:23