Egnatia po shfaqet mes skuadrave më aktive në nisje të merkatos së verës. Klubi nga Rrogozhina ka arritur të afrojë në ekip Gerlb Smajli, Eneo Bitri, Karim Loukili, Alessandro Kacbufi dhe Andrey Yago.
Ndërkohë, në listën e emrave të lidhur me kampionët e Shqipërisë u përmendën edhe Edison Ndreca dhe Regi Lushkja. Sipas burimeve të sigurta për “Newsport.al”, të dy ish-lojtarët e Rrogozhinës janë vetëofruar për një rikthim, por përgjigjja e Egnatias ka qenë negative.
None found
Pas këtij refuzimi, Lushkja vendosi të transferohej te Al Dhafra. Sa i përket Ndrecës, ai po përflitet për një lëvizje drejt Shkodrës, megjithëse deri tani nuk ka asgjë konkrete.
“Newsport.al” mëson gjithashtu se Ndreca dhe Lushkja nuk ishin të vetmit që synonin rikthimin në Rrogozhinë. Shërbimet e tyre kampionëve ua ka ofruar edhe sulmuesi i Vllaznisë, Lirim Kastrati, por edhe për anësorin 27-vjeçar nga Kosova nuk është dhënë drita jeshile.
Aktualisht, Egnatia ka nisur fazën përgatitore në Bullgari në funksion të ndeshjeve evropiane. Në turin e parë kualifikues të UEFA Champions League, kampionët e Superiores do të luajnë ndaj moldavëve të FC Petrocub.
Aksioni i policisë përfundoi me prangosjen e 8 personave, në mesin e tyre ish-drejtorë të Fondit të sigurimit shëndetësor dhe…
Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…
Rezultatet e zgjedhjeve nuk janë ende zyrtare në Izrael, por Beniamin Netanjahu ka zgjedhur një taktikë tjetër, ai po përpiqet…
Një helikopter ushtarak italian i tipit CH-47, i angazhuar në misionin paqeruajtës të Bashkimit Evropian, EUFOR Althea, është rrëzuar pasditen…
Federata Spanjolle e Futbollit (RFEF) e ka gjobitur Barcelonën me 602 euro për një kontakt të konsideruar të paligjshëm me…
Lista Studentore ka dalë fituese në zgjedhjet parlamentare të 25 tetorit në Serbi, duke lënë pas listën e mbështetur nga…