Ekpserti i merkatos konfirmon të ardhmen e Guardiolas

Gazetari italian, Fabrizio Romano, ka konfirmuar se Pep Guardiola nuk ka ndërmend të largohet nga Manchester City.

Media spanjolle, Diario AS, ka raportuar se Joan Laporta do të tentojë me të gjitha forcat të rikthejë trajnerin Pep Guardiola në skuadër.

Megjithatë, një gjë e tillë duket shumë larg realitetit sipas gazetarit Romano.

“Pep Guardiola nuk ka në plan të largohet nga Manchester City. Edhe nëse ai fiton Ligën e Kampionëve të shtunën, Pep do të qëndrojë te Man City”, ka thënë Romano në llogarinë e tij zyrtare në twitter.

Tutje, gazetari ka shtuar se Guardiola veçse është duke menduar për transferimet e “Qytetarëve” në afatin kalimtar të verës.


Shtuar 27.05.2021 11:14