Categories: sport

Egnatia ngjitet në krye pas fitores ndaj Teutës, Karapici pret lajme të mira për Sotën nga rezonanca

Egnatia ka marrë kreun e Superiores pas suksesit 1-0 kundër Teutës, në përballjen e javës së 9-të të zhvilluar në Rrogozhinë. Pas ndeshjes, zëvendëstrajneri Artan Karapici analizoi paraqitjen e skuadrës dhe foli edhe për situatën e lojtarit Sota.

“Ishte një ndeshje në linjë me atë që kishim parashikuar. Teuta kishte bërë një ndryshim taktik dhe u shfaq me agresivitet, duke kërkuar duelet. Lojtarët tanë reaguan mirë.

Të lidhura

None found

Përsa i përket Nevilit, dola ta kërkoja, por nuk e gjeta. Ishte një situatë emocionale dhe ai ndodhej në gjendje gripale.

Sa i takon Sotës, edhe ne nuk e dimë ende se çfarë ka prekur. Këto gjëra ndodhin në futboll. I urojmë shërim të shpejtë dhe presim sinjale pozitive nga rezonanca. Ai është një futbollist që i jep shumë ekipit, ndaj mungesa e tij ndihet.

Gjatë ndeshjes duhen bërë zgjedhje të ndryshme. Ne kishim përgatitur dyfishimin e markimit. Krahu i djathtë është një prej pikave tona të forta, ndaj vendosëm ta zhvendosnim lojën në të majtë. Kundërshtari zgjodhi të luante me topa të gjatë dhe ne e menaxhuam mirë pjesën e parë.

Gruda njihet për lëvizjet në thellësi dhe po kalon një moment mjaft pozitiv. Duke pasur parasysh mungesën e shpejtësisë në mbrojtjen e Teutës, mendoj se e shfrytëzuam këtë element. Në pjesën më të madhe të fraksionit të dytë e administruam mirë situatën. Sigurisht, pati edhe raste që kërkonin zgjidhje, por ekipi u përpoq. Edhe Teuta duhet komplimentuar, pasi ka meritat e veta në këtë fazë të lojës.

Për presingun ultraofensiv, duke qenë se kishim një lojtar më pak, mund të çonim një futbollist nga mesfusha, por e kishim menduar ndryshe. Konstatimi është i saktë, pasi pati raste kur kjo nuk funksionoi. Nuk menduam të sakrifikonim dy lojtarët me numrin 8, sepse Teuta kishte rrezikshmëri në të gjithë fushën. Ideja ishte që presionin ta ushtronim me dy sulmuesit. Në disa raste kjo jep rezultat, ndërsa përballë kundërshtarëve të këtij niveli mund të jetë më e vështirë. Për këtë arsye, i komplimentoj çunat”, tha Karapici.

të fundit

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare Patrick Stewart, ikona e “Star Trek” dhe “X-Men

Aktori britanik Patrick Stewart, i njohur për rolet e tij ikonike në sagat “Star Trek” dhe “X-Men”, ka ndërruar jetë…

3 minutes ago

Objekti i ndërtimit në oborrin e shkollës “Kirili e Metodij” në Tetovë shndërrohet gjatë natës në vendtakim për përdoruesit e drogës

“Duhej që të ishte strehimorja e punëtorëve që punojnë për ndërtimin e kësaj pishine këtu, por, për fat të keq…

9 minutes ago

Agron Duka për transferimin e Veliajt në Fier: “Nuk ka sekret shtetëror, Rama po përballet me një luftë brenda PS-së”

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, komentoi në emisionin *Prime News24* transferimin e Erion Veliajt nga paraburgimi i Durrësit…

12 minutes ago

“The Washington Post” raporton rritjen e protestave kundër Ramës: Opozita ndez flakadanë në Kuvend

Protestat kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama në Tiranë kanë tërhequr vëmendjen e mediave ndërkombëtare. Gazeta amerikane “The Washington Post”,…

13 minutes ago

Shqetësim për Barcelonën, Raphinha përfshihet në listën e Brazilit për nëntorin

Brazili e ka publikuar listën e futbollistëve për ndeshjet e muajit nëntor, ndërsa për Barcelonën lajmi më shqetësues është përfshirja…

13 minutes ago

Zgjedhjet e mesit të mandatit në SHBA: mbi 43 milionë vota të parakohshme, Teksasi në qendër të garës

Më shumë se 43 milionë amerikanë kanë votuar para kohe, më pak se një javë përpara zgjedhjeve të mesit të…

13 minutes ago