Egnatia dhe Vllaznia mposhten, “mrekullia” e Shpëtim Duros “zhduket”

Vllaznia duket se nuk është më një skuadër favorite për të fituar Superligë, ku tashmë regjistron dy humbje radhazi.

Shkodranët janë mposhtur ndaj Kastriotit me rezultatin 1-0.  Në krye të ekipit krutan, Ardian Mema e ka nisur në mënyrë perfekte aventurën.

Golin e e fitorës e shënoi Zogaj në minutën e 65-të, ku i ka dhënë Kastriotit tre pikë me vlerë.

Nga ana tjetër, Bylisi ka marrë një fitore duke suprizuar Egnatian me rezultatin 0-1 në Rrogozhinë. Shpëtim Duro ka pësuar humbjen e dytë në krye të stolit./albeu.com


Shtuar 16.12.2022 17:33