U luajt mbrëmjen e sotme raundi i tretë i Kupës së Ligës në Angli, ku nuk kishte surpriza të mëdha sepse Manchester City dhe Liverpool i “shtypën” kundërshtarët e tyre, ashtu siç pritej para ndeshjeve.
Djemtë Jurgen Klopp nuk e kishin të lehtë sepse luanin ndaj një skuadre të Premier League, Norwich i Milot Rashicës, por ja dolën të fitojnë me shifrat 0-3, pa ndonjë sforcim të madh.
None found
Dopieta e Minamino në minutat 4 dhe 80 dhe rrjeta e Origi në të 50-tën vendosën gjithçka. Duhet të theksojmë se Norwich humbi penallti në minutën e 42-të, kur ndeshja mund të shkonte 1-1.
As Manchester City nuk fali. Djemtë e Guardiolas mundën me shifrat 6-1 Wycombe Wanderers, që luan në Legaue One, liga e tretë për nga rëndësia. Këta të fundit kaluan të parët në avantazh pas 22 minutash lojë.
Më pas kampionët e ishullit shënuan pesë gola me De Bruyne (29′), Mahrez (43′, 83′), Foden (45+1′), Torres (71′) dhe Palmer (88′).
Everton fitoi me penallti 8-7 pas barazimit 2-2 dhe Southampton fitoi pavarësisht se Broja e humbi penalltinë e vet./
Edhe pse SPAK nuk e lejoi Erion Veliajn të ishte i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës, emri…
Ka nisur marshimi i protestuesve drejt Kryeministrisë sot në ditën e 121 kundër qeverisë. Protestuesit brohorasin “Nuk shitet Shqipëria, shitet…
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka paralajmëruar se Kremlini po përgatitet për një mobilizim të ri të trupave brenda vendit…
Andy Burnham ka thënë se qeveria do t’i japë fund sistemit aktual të “kyçjes së trefishtë” të pensioneve nga prilli…
Avokati i Lindsay Clancy ka ndryshuar linjën e mbrojtjes në gjykatë, duke argumentuar se nuk ka prova të mjaftueshme që…
Sëmundjet kardiovaskulare vazhdojnë të jenë shkaku kryesor i vdekjes në Maqedoni.Vitin e kaluar, 6,888 persona vdiqën nga sëmundjet e sistemit…