Categories: sport

ZYRTARE/ Kalendari i Premier League, duele zjarri që në startin e sezonit të ri

Manchester City e nis mbrojtjen e titullit në transfertën e Tottenham, kur sezoni i ri të fillojë fundjavën e 14 gushtit. Është një hap i ndërlikuar për Pep Guardiolën, i cili synon titullin e katërt në pesë vite, me “Spurs” që kërkojnë të kthehen nga një sezon i dobët 2020-2021.

Ndërkohë, Norwich City i sapongjitur në elitën e futbollit anglez mirëpret Liverpool në “Carrow Road”, Brentford pret Arsenalin, fituesit e Ligës së Kampionëve, Chelsea, kanë derbi në Londër me Crystal Palace, në “Stamford Bridge”, ndërsa Manchester United sfidon rivalët e Leeds United në “Old Trafford”. Pra, nuk mund të kishte javë më interesante për ta ngritur siparin e sezonit të ri në Premier League.

Të lidhura

None found

Fillimi i sezonit vazhdon me duelin e shpejtë Arsenal-Chelsea fundjavën e ardhshme, 21 gusht, para se Arsenali të udhëtojë drejt Manchester City dhe Chelsea të përballet me Liverpool në “Anfield”, më 28 gusht. Manchester City i viziton rivalët ndërqytetas (Manchester United) më 6 nëntor, teksa kthimi në “Etihad” shënon fillimin e një sfide potencialisht kryesore për të besuarit e Ole Gunnar Solskjaer.

Shpresat për titull të Manchester United do të testohen ndaj “qytetarëve” më 5 mars, ndërsa më pas luan me Tottenham në shtëpi, më 12 mars, Liverpool më 19 mars, Leicester në shtëpi, më 2 Prill dhe Everton më 9 prill. Liverpool shkon në “Old Trafford” më 23 tetor, ndërsa derbi i veriut të Londrës (Arsenal-Tottenham) është planifikuar për më 25 shtator në “Emirates” dhe 15 janar në fushën e “Spurs”. Derbi i Merseyside më 30 nëntor në “Goodison Park” dhe 23 prill në “Anfield”.

Manchester United dhe Chelsea do të takohen në “Old Trafford” fundjavën e parafundit të kampionatit, më 22 maj. Ky është kalendari i javës së parë të ndeshjeve për sezonin 2021-2022 të Premier League, i cili starton më 14 gusht:

Ndeshjet hapëse;

Brentford – Arsenal
Burnley – Brighton
Chelsea – Crystal Palace
Everton – Southampton
Leicester City – Wolverhampton
Manchester United – Leeds United
Newcastle United – West Ham United
Norwich City – Liverpool
Tottenham Hotspur – Manchester City
Watford – Aston Villa

Java e “Boxing Day”, 26 dhjetor:
Aston Villa – Chelsea
Brighton – Brentford
Burnley – Everton
Liverpool – Leeds United
Manchester City – Leicester City
Newcastle United – Manchester United
Norwich City – Arsenal
Tottenham – Crystal Palace
West Ham United – Southampton
Wolverhampton – Watford

Ndeshjet e javës së fundit, 22 maj 2022:
Arsenal – Everton
Brentford – Leeds United
Brighton – West Ham United
Burnley – Newcastle United
Chelsea – Watford
Crystal Palace – Manchester United
Leicester City – Southampton
Liverpool – Wolverhampton
Manchester City – Aston Villa
Norwich City – Tottenham

të fundit

Horoskopi ditor për 1 nëntor 2026

Dashi Ditë paksa e lodhshme për shkak të një Hëne disi problematike. Nuk ka asgjë për t’u shqetësuar, pasi tetori…

7 minutes ago

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

7 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

7 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

8 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

8 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

8 hours ago