Interi ia doli të siguronte 3 pikët ndaj Sassuolos në kuadër të javës së shtatë duke fituar me përmbysje.
Golat për ‘zikaltrit’ u shënuan nga Edin Dzeko dhe Lautaro Martinez.
Edin Dzeko e ka nisur mjaft mirë aventurën tek Interi, duke realizuar ndeshje pas ndeshje.
Me golin e sotëm ndaj Sassuolos, Dzeko është bërë lojtari i parë debutues që shënon së paku 6 gola pas 7 xhirove të para në Serie A për Interin, që nga fenomeni Ronaldo në sezonin 1997/98.
Boshnjaku është i përfshirë në 7 gola në 7 paraqitje të tij në Serie A, me gjashtë gola të shënuara e një asistim.