Dy ndeshjet miqësore ndaj Italisë dhe Armenisë mund të jenë ty sfidat e fundit të Edi Rejës si trajner i kombëtares së Shqipërisë.
Trajneri i emëruar më shumë se tre vite më parë, Reja do të përballet me federatën pas këtyre dy ndeshjeve, siç pohoi edhe vetë në një intervistë për mediat italiane.
“Me presidentin e federatës kam një marrëdhënie të shkëlqyer, jam i qetë. Këto miqësore do të duan disa ditë për të vendosur se çfarë do të bëjmë dhe më pas do ta takohemi për të marrë një vendim përfundimtar”, është shprehur Reja./ h.ll/albeu.com