sport

Edhe pse fitoi titullin, Partizani kërkon largimin e trajnerit Kolela

Efekti domino te Partizani duket se prek edhe trajnerin. Xhovani Kolela, i ardhur në drejtimin e Partizanit në gusht të vitit të kaluar, nuk pritet të vazhdojë në sezonin e ardhshëm.

Drejtuesit e klubit nuk janë të bindur për t’i besuar edhe një tjetër sezon italianit dhe pritet të negociojnë me të prishjen e kontratës, e cila skadon pas një viti, për shkak se pas fitimit të titullit, u aktivizua klauzola e rinovimit.

Të lidhura

None found

Kjo ndarje nuk pritet të jetë aq e lehtë sa me drejtorin Elton Marini, por me siguri edhe në këtë rast do të gjendet një rrugë e mesme, ku të dyja palët të mbeten të kënaqura. Pas fitimit të titullit, Kolela ishte i bindur për vazhdimin në krye të Partizanit dhe me siguri ka qenë kontrata ajo që i ka dhënë siguri.

Gjithsesi, tashmë situata është ndryshe dhe po negociohet për divorcin. Nga ana tjetër, ka nisur puna për gjetjen e trajnerit të ri të të kuqve, ku Kroacia është tregu i zgjedhur. Drejtuesit e kuq kanë hedhur vështrimin në Kroaci, ku Tomislav Stipiç është i pari që lakohet.

Ai është 42- vjeçar, një trajner pa “CV” të pasur dhe me pak eksperiencë, së fundmi ka drejtuar Rigën në Letoni. Stipiç ka menaxher Adrian Aliajn dhe drejtuesit e Partizanit i besojnë menaxherit shqiptar. Një tjetër alternativë është Mario Tokiç, ish trajneri i Lokomotivës së Zagrebit.

të fundit

PS dhe PD arrijnë marrëveshje për Rregulloren e Kuvendit, socialistët tërhiqen nga procedura e përshpejtuar! Pranohet kërkesa e demokratëve për forcimin e kontrollit parlamentar

PS dhe PD kanë arritur dakordësi për ndryshimet në Rregulloren e Kuvendit, ndërsa drafti final pritet të miratohet nesër në…

46 minutes ago

Ish-kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi lë pas 2 orësh ambientet e SPAK

Deputeti i Partisë Socialiste, Tërmet Peçi ka dalë pas dy orësh nga ambientet e SPAK. Pas daljes nga Prokuroria e…

1 hour ago

Parregullsi në raportet financiare të zgjedhjeve të 11 majit, KQZ propozon gjoba për disa parti dhe kandidatë

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve do të shqyrtoj të ejten një projektvendim, i cili lidhet me raportet financiare të dorëzuar për…

2 hours ago

Aksident i rëndë në aksin Librazhd- Përrenjas, humb jetën 65-vjeçarja

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në aksin kombëtar Librazhd–Përrenjas, në vendin e njohur si “Ura…

2 hours ago

Së shpejti bashkëpunimi me…/ Juela Nikolli zbulon hapat e radhës në muzikë: Dua të fokusohem te këngët energjike

E ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë këngëtarja Juela Nikolli, e cila ka folur jo…

2 hours ago

Berisha: Rama dhe Begaj, dy sharlatanë që firmosën për “Diellën”! Kryeministri përdori teknologjinë për vjedhjet më të mëdha në histori

Kreu i PD-së Sali Berisha foli sot për programin që ka Partia Demokratike lidhur me teknologjinë dhe Inteligjencën Artificiale. Berisha…

2 hours ago