Vora dhe Partizani do të përballen më 3 nëntor në ndeshjen e vlefshme për javën e 10-të të Superiores.
Pritej që skuadra e Bellait të luante në stadiumin e tyre, por duke qenë se ende nuk është gati, FSHF-ja ka zyrtarizuar se ata do të luajnë si pritës në “Arenën e Demave”.
Rikujtojmë që edhe ndeshjen e fundit luajtën në stadiumin e Partizanit kundër Dinamos, ndërsa disa duele të tjera i ka zhvilluar në Laç.
Përsa i përket orarit, fillimisht sfida ishte planifikuar për në orën 14:00, por tani do të luhet në orën 17:00.
