E pazakontë në kualifikueset e Botërorit/ Federata pezullon trajnerin dhe kapitenin

Ndeshja e Guineas Ekuatoriale ndaj Malaui, ishte parashikuar për t’u luajtur dje. Miqtë e Guineas Ekuatoriale nuk u paraqitën, ndërsa federata e vendit të tyre ka reaguar.

Sipas tyre, ishte rregulluar gjithçka për të udhëtuar direkt në Malaui me “charter”, por kapiteni dhe trajneri “sabotuan” duke ndikuar te gjithë skuadra. Kështu është vendosur për pezullimin e tyre.

Ndeshja do të luhej për kualifikueset e Botërorit 2026. Mbetet për t’u parë çfarë do ndodhë me fatin e këtij takimi, pasi duket se do të ndikojë drejtpërdrejt te vendi i dytë që shkon në “play-off”.

Vetëm Tunizia e ka siguruar kualifikimin deri tani. Tashmë do të jetë në dorën e FIFA-s.

Bordi Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Guinesë Ekuatoriale, ka mbajtur një mbledhje urgjente për të analizuar vendimin e marrë nga kapiteni i ekipit kombëtar dhe trajneri, Juan Miça, për të mos udhëtuar në Malaui. Presidenti dhe të tjerët kanë dënuar vendimin e Nsue dhe të tjerëve për të njollosur imazhin e vendit, të FEGUIFUT-it si edhe të vetë ekipit kombëtar përpara komunitetit ndërkombëtar.


Shtuar 10.10.2025 15:18