E papritur! Rrufetë ndërpresin ndeshjen e Gjermanisë me Danimarkën

Në Dortmund po zhvillohet ndeshja e dytë me eliminim direct mes organizatorëve të Gjermanisë dhe Danimarkës.

Një përballje e hapur ku të dyja skuadrat ishin në kërkim të zhbllokimit të takimit, por në minutën e 35-të, në mënyrë të papritur dhe pazakontë, arbitri ndërpret takimin dhe shkak u bën rrufetë mbi stadium.

Pasi është konsultuar me asistentët e tij, ai vendosi t’i kthejë lojtarët në dhomat e zhveshjes.


Shtuar 29.06.2024 21:49

Tags: