E papritur në Botërorin e Klubeve, ndeshja ndërpritet për shkak të motit

Botërori i Klubeve vazhdon që të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Një gjë që ka bërë lojtarët të ankohen këto ditë, janë temperaturat e larta, por edhe moti jo i favorshëm, si stuhitë e shiut.

Pikërisht për këtë arsye, është ndërprerë edhe ndeshja e sotme mes Palmeiras dhe Al Ahly. Palmerias po udhëhiqte 2-0 përballë egjiptianëve, por ndeshja u ndal.

Shkak u bë sigurisht moti. Një stuhi e mundshme, nuk lejoi lojtarët që të zhvillonin një duel normal dhe në këto kushte futbollistët u janë drejtuar dhomave të zhveshjes në minutën e 63-të.

Madje i gjithë stadiumi u boshatis, me tifozë që u larguan, duke pritur një stuhi të madhe shiu.


Shtuar 19.06.2025 20:17