Botërori i Klubeve do të nisë më 15 qershor, teksa ekipet kanë nisur të udhëtojnë drejt SHBA. Një nga skuadrat pjesëmarrëse është edhe Inter, të cilët janë nënkampionët e Europës.
Trajneri i ri, Cristian Chivu dhe skuadra zikaltër janë nisur sot drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për kompeticion.
Por mes tyre, mungon Kristjan Asllani, edhe pse shqiptari u shpreh mbrëmë në prononcimin pas ndeshjes Letoni – Shqipëri, që do të jetë pjesë e Interit në Botërorin e klubeve.
Por arsyeja pse Asllani nuk ka udhëtuar me ekipin, është sepse mesfushori ndodhet ende në Shqipëri. Interi është nisur më herët drejt SHBA-së, duke bërë që elbasanasi të mos arrijë të udhëtojë me ekipin.
Përveç mesfushorit shqiptar, ekipit i mungojnë edhe Thuram, De Vrij, Pavard, Carlos Augusto, Dumfries, Taremi, Lautaro dhe Zalewski.