E mbani mend Loris Karius? Shikoni transformimin fizik të portierit të Liverpoolit

Gabimet e Donnarummas dhe Mendis kanë bërë që shumë njerëz të kujtojnë Loris Karius këto ditë. Portieri gjerman mbrojti portën e Liverpulit në atë finale kundër Realit të Madridit në vitin 2018 dhe u sulmua gjithmonë nga gabimet e tij.

Situata e tij arriti deri në atë masë sa që në verë skuadra angleze nënshkroi Alison Beker dhe Karius shkoi në huazim te Beshiktashi për dy sezone dhe më vonë tek Union Berlini.

Këtë sezon ai është rikthyer në radhët e skuadrës së drejtuar nga Jurgen Klopit, por duke parë që bashkëkombasi i tij nuk e llogarit, ka vendosur që të gjitha përpjekjet t’i vërë në fusha të tjera dhe tashmë rezultatet janë të dukshme.

Portieri nuk është thirrur në asnjë ndeshje zyrtare këtë sezon, ndaj ka vendosur të përfitojë nga koha mes hekurave në palestër.

Në postimin e tij të fundit në Instagram, gjermani shfaq një trup më voluminoz që tregon transformimin mbresëlënës fizik që ka pësuar.

Ndjekësit e tij kanë dashur ta vlerësojnë menjëherë figurën e tij të re me etiketime si “bisha” apo “Terminatori” dhe ai buzëqesh me krenari bashkë me mesazhin “pasdite e kaluar mirë”.