“E mban repartin vetëm”, Cannavaro befason me sulmuesin më të mirë të dekadës së ardhshme

Mbrojtësi i vetëm që ka fituar një “Top të Artë”, Fabio Cannavaro ka folur pas eksperiencës së tij të parë si trajner në Kinë dhe dëshirës së madhe për të drejtuar një skuadër ne Evropë.

Në një intervistë për “Fanpage” ai u shpreh:

“Jam duke pritur për mundësinë e duhur që më lejon të zbatoj idetë e mia dhe të shfrytëzoj njohuritë mbi futbollin. Qëllimi im, si ai i trajnerëve të tjerë, është të fitoj. Gjithashtu, përpiqem t’u lë diçka lojtarëve të mi. Trofetë bëjnë dallimin, por sfondi teknik që u kalon lojtarëve të kënaq më shumë”.

Cannavaro i ka befasuar të gjithë  kur përcaktoj sulmuesin që sipas tij do të jetë më i miri në dekadën e ardhshme. Bëhet fjalë për yllin serb të Fiorentinës, Dushan Vlahovic i cili është duke kaluar një formë fantastike në Serie A dhe shumë shpejt pritet t’i bashkohet një ekipi të madh.

“Vlahovic është sulmuesi ideal që të gjithë do të dëshironin. Ai di të shënojë, të luajë me shokët e tij, e bën repartin i vetëm. Do të jetë më i miri në 10 vitet e ardhshme. Haaland është shumë i fortë për golin, sepse është mësuar të luajë në një mënyrë të caktuar. Nga ana tjetër, Vlahovic edhe me shpinë nga porta mund të bëjë diferencën”, u shpreh ish-kapiteni i Italisë. r.t/albeu.com


Shtuar 6.01.2022 12:23