Francesco Camarda do të jetë futbollisti më i ri i Lecces. Këto të fundit kanë arritur marrëveshjen me Milan për transferimin e italianit.
Lecce e ka marrë në huazim për sezonin e ri dhe me të drejtë blerje pasi të përfundojë kampionati. Igli Tare bën kështu një tjetër lëvizje të papritur në merkaton e Milan.
Te Lecce, Camarda do të gjejë dyshen e Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadanin dhe Medon Berishën.