E konfirmon Tuchel, Rudiger largohet në fund të sezonit

Qendërmbrojtësi Antonio Rudiger do të largohet nga Chelsea në fund të sezonit, ka konfirmuar Thomas Tuchel.

Qendërmbrojtësi gjerman, një nga më të lakmuarit në botë, përfundon kontratën më 30 qershor dhe nuk do të rinovojë angazhimin me Chelsean, me synimin për të shkuar në një klub tjetër.

“ Ai më tha disa ditë më parë në një bisedë personale ”, tha Tuchel për Sky Sports. Ne kemi provuar gjithçka dhe nuk ka qenë e mundur. Tani jemi në një situatë që nuk mund të bëjmë më shumë për shkak të sanksioneve dhe Toni do të largohet”, shtoi gjermani. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2022 18:39