E konfirmon agjenti i tij, Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid

Gareth Bale do të largohet nga Real Madrid në fund të sezonit, ka konfirmuar agjenti i tij, Jonathan Barnett.

“Gareth me siguri do t’i thotë lamtumirë Madridit, por për të ardhmen e tij ne ende duhet të kuptojmë se çfarë do të bëjë Uellsi në play-off për Kupën e Botës. Ne do të marrim një vendim vetëm pas saj. Një zgjedhje që mund të ndryshojë pavarësisht nëse ekipi kombëtar kualifikohet për Kupën e botës apo jo.

Me shumë gjasa për t’u rikthyer në Premier League? Mendoj se po, por do të duhet të presim ndeshjet e Uellsit”, tha ai./ h.ll/albeu.com