E kërkon Barcelona, Napoli merr vendimin për të ardhmen e Khvicha Kvaratskhelia

Khvicha Kvaratskhelia është në qendër të vëmendjes, pasi ka oferta për shërbimet e tij dhe nga krahu tjetër presidenti Aurelio De Laurentiis dëshiron ta mbajë në skuadër. Barcelona është një prej ekipeve “big” që synon trasnferimin eë lojtarit, por Napoli nuk ka mdërmend të heqë dorë nga shërbimet e tij.

Victor Osimhen do të largohet në fund të sezonit dhe drejtuesit e napolitanë do të duhet të rindërtojnë gjithçka nga numri 77-të. Kështu bie poshtë mundësia e një transferimi të Kvaratskhelia në La Liga te skuadra e Barcelonës edhe për shkak se kreu i klubit napolitan kërkon më shumë se 80 milionë euro për të.

Kujtojmë se gjeorgjiani ka një kontratë me Napolin deri në vitin 2027, me De Laurentiis që po përgatit një tjetër marrëveshje për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Kreu i Napolit po mendon t’i ofrojë një zgjatje të kontratës edhe për 3 vite tjera me opsion rinovimi edhe për një sezon tjetër.

Në këtë mënyrë katalanasit duhet të hedhin syte te ndoënjë tjetër sulmues për të përforcuar organikën për sezonin e ri.


Shtuar 30.04.2024 19:05