E keni vënë re që Man United nuk e hoqi profilin e Greenwood nga faqja?

Disa tifozë të Manchester United kanë vënë re se Mason Greenwood është ende i listuar si lojtar i ekipit të parë në faqen e internetit të klubit. Në rrjetet sociale, disa prej tyre sugjeruan se Manchester United do ta kthejë sulmuesin në skuadër.

Klubi i Old Trafford duhej të lëshonte një deklaratë duke thënë se nuk ishte kështu – Greenwood mbetet i padisponueshëm.

“Nuk ka pasur asnjë ndryshim në statusin e Mason. Ne hoqëm profilin e tij nga aplikacioni i klubit menjëherë pasi u hoq nga anëtarësimi në janar. Kjo është bërë për të hequr Mason nga elementët ndërveprues të aplikacionit. Megjithatë, profili i tij nuk është hequr asnjëherë nga faqja e internetit pasi ai mbetet një lojtar i Manchester United, edhe pse aktualisht nuk është pjesë e ekipit ndërkohë që procesi gjyqësor po zhvillohet”.

Në janar, Greenwood u arrestua me dyshimin për përdhunimin dhe sulmin e një ish-të dashurën. Më pas, sulmuesi 20-vjeçar u arrestua nën dyshimin për ngacmim seksual dhe kërcënime me vdekje.

Ai u lirua më pas me kusht, por mbetet i pezulluar nga lojërat dhe stërvitjet me Man United. /albeu.com/


Shtuar 2.04.2022 13:37