Categories: sport

E kemi analizuar Tiranën, por në fund vendosin lojtarët”, Csaba Laszlo para Klasikes komenton edhe largimin e Ergi Borshit

Një ditë para përballjes klasike mes Vllaznisë dhe Tiranës, trajneri i shkodranëve, Csaba Laszlo, foli për mediat. Ndeshja, e vlefshme për javën e 8-të të Abissnet Superiore, do të zhvillohet nesër në stadiumin “Loro Boriçi”, në Shkodër, në orën 18:30.

Klasikja

Të lidhura

None found

Kam drejtuar shumë ndeshje me rivalitet të fortë dhe e di sa e rëndësishme është kjo për qytetin dhe skuadrën. Për ne, synimi kryesor është të përmirësojmë pozicionin në tabelë dhe të marrim 3 pikët. Në një Klasike, emocionet janë gjithmonë të mëdha.

Detyra ime është t’i ndihmoj lojtarët t’i kontrollojnë emocionet dhe t’i shfrytëzojnë në mënyrë pozitive. Duhet ta kthejmë energjinë shtesë që sjell kjo ndeshje në forcë për skuadrën dhe të tregojmë se jemi të bashkuar, si edhe se kemi nxjerrë mësime nga takimet e kaluara.

Mendoj se ndaj Egnatias nuk zhvilluam një ndeshje të dobët, por duhet të jemi më të saktë para portës. Kjo lidhet edhe me emocionet: kur përpiqesh tepër, mund të mos arrish të shënosh. Kundër Tiranës duhet përqendrim maksimal, që lojtarët të japin gjithçka për skuadrën. Në fund, rëndësi ka ekipi.

Gabimet ndaj Egnatias?

Sipas meje, gabimi më i madh ndodhi në minutën e 3-të, kur nuk ishim të vëmendshëm dhe i shkaktuam vetes një penallti. Kjo na kujton se duhet të jemi 100% të përqendruar nga fillimi deri në fund. Gjithashtu, krijuam mundësi, por nuk arritëm t’i shfrytëzonim. Në stërvitje po punojmë çdo ditë për ta përmirësuar skuadrën.

Megjithatë, vendimet brenda fushës u takojnë lojtarëve. Kur të jepet mundësia për të shënuar, duhet të kesh besim të plotë se mund ta realizosh. Në stërvitje përsërisim skemat, por situata e ndeshjes është ndryshe.

Murataj pati dy mundësi të pastra, ndërsa Perez humbi një rast flagrant. Për fat të keq, Perez është dëmtuar dhe do të mungojë në ditët në vijim. Të tjerët janë gati dhe duhet të tregojnë se mund të vazhdojnë.

Merkato?

Kam dijeni për shumë gjëra dhe po punojmë për merkaton. Duam të bëjmë zgjedhje të mira, jo thjesht të shtojmë numrin e lojtarëve. Këtë çështje po e diskutojmë gjerësisht. Për mua, akademia dhe ekipi B kanë rëndësi të veçantë.

Po merrem fillimisht me shqyrtimin e lojtarëve që kemi në këto dy ekipe dhe me mundësitë për t’i përfshirë. Nëse paraqitet një rast në merkato, jemi të hapur. Çdo klub kërkon mënyra për ta përforcuar skuadrën, nëse i krijohet mundësia.

Kastrati?

Po ta lija vetëm në dorë të tij, do të luante nga minuta e parë deri në fund. Në stërvitje duhet ta bind të pushojë herë pas here dhe të mos e ngarkojmë. Ka kaluar pothuajse gjysmën e vitit jashtë dhe i duhet kohë të rikthehet. Nuk duam ta rrezikojmë, ndaj duhet ta menaxhojmë me kujdes. Jam i kënaqur me të si njeri dhe, veçanërisht, si lojtar me përvojë që është i pranishëm me ekipin dhe në stërvitje.

Ai mund të na vlejë në këtë situatë. E njoh mirë dhe e di se ka luajtur për shumë vite jashtë vendit. Ka qenë edhe në Hungari, ndaj më kujtohet. Më vjen mirë që është kthyer.

Largimi i Ergi Borshit?

E kuptoj pyetjen dhe është me vend. Shoh se klubi po kalon shumë ndryshime, por nuk mund të jap koment, pasi kjo u takon personave në drejtim. Për atë që po ndodh mund të flasë drejtori sportiv. Unë merrem me çështjet e ekipit dhe të futbollit; zhvillimet jashtë tyre nuk janë përgjegjësi e imja.

Nuk dua të komentoj apo të përfshihem në këtë çështje, sepse nuk është diçka që e kam në dorë. Herën e kaluar më pyetët për trajnerin e mëparshëm dhe unë e vlerësoj punën e tij këtu. Kam respekt për këdo që ka punuar apo punon te Vllaznia, por nuk mund të shprehem për vendime të tilla.

Tirana?

Ne e njohim mirë njëri-tjetrin, pasi kampionati ka vetëm 10 skuadra. Çdo javë analizojmë kundërshtarin e radhës. Më e rëndësishmja është të hyjmë në çdo ndeshje me besim. Nuk dua ta paraqes kundërshtarin si më të fortë nga ç’është, sepse diferencat mes skuadrave nuk janë të mëdha.

Nganjëherë rezultatin e përcaktojnë forma e ditës ose fati, por për të pasur fat duhet të bësh diçka. Edhe pse kjo është Klasike, për ne ka rëndësi të konsolidojmë pozitat tona. Çdo fitore na jep më shumë oksigjen dhe na ndihmon të hedhim hapin tjetër.

E kemi studiuar kundërshtarin dhe i marrim vendimet së bashku. Por lojtarët janë ata që duhet të zbatojnë detyrat në fushë; futbolli kërkon kreativitet dhe vendimmarrje. Duhet të punojmë të gjithë si një skuadër për të arritur fitoren.

të fundit

US charges two former FBI officials with giving false testimony about the Hunter Biden investigation

Departamenti amerikan i Drejtësisë ka ngritur akuza penale ndaj dy ish-zyrtarëve të lartë të FBI-së, Nikki Floris dhe Bradley Benavides,…

19 seconds ago

Warnings to students and political language: DW examines the impact on society as experts describe intimidation

Një material i publikuar nga Deutsche Welle (DW) ka vënë në fokus dinamikat e komunikimit politik në Shqipëri, duke analizuar…

41 seconds ago

Protesta kombëtare e studentëve nesër në Tiranë, pritet pjesëmarrje nga rrethet, pedagogët dhe mjekët

Është shtuar numri i qytetarëve të mbledhur përballë Kryeministrisë, ndërsa situata paraqitet e qetë, pa incidente apo përplasje me policinë.…

9 minutes ago

Sadik Spahija për bustin e Aleksandër Moisiut: U shkëputa nga imazhi i njohur përmes fotografive

Busti i Aleksandër Moisiut në Universitetin e Durrësit ka ngjallur reagime. Në rrjetet sociale kanë vërshuar komentet, ku shumë prej…

10 minutes ago

VIDEO/ Oficeri i sigurisë së kryetares së Parlamentit rrëzon gazetaren bullgare, e cila përfundon në spital

Gazetarja bullgare Sonya Koltuklieva ndodhet në spital, pasi u rrëzua përtokë nga një oficer i Shërbimit Kombëtar të Mbrojtjes (NSO)…

10 minutes ago

Një person ndalohet për 48 orë në hetimet për “Rastin e njëmilionëshit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është ndaluar një person për 48 orë, në kuadër të hetimeve…

11 minutes ago