Vllaznia e mposhti Partizanin me rezultatin 1-0 në stadiumin “Air Albania”, në sfidën e vlefshme për javën e 12-të të “Abissnet Superiore”. Menjëherë pas përfundimit të takimit, trajneri i shkodranëve, Csaba Laszlo, dha deklaratën e tij për mediat.
Ai u shpreh i kënaqur me mënyrën se si ekipi e arriti fitoren e parë në transfertë, duke theksuar shpirtin e grupit dhe punën e madhe të bërë. Laszlo pranoi se u bënë disa gabime, por sipas tij, skuadra punoi mjaft mirë në tërësi, veçanërisht pas kartonit të kuq. Kjo fitore, shtoi ai, dëshmon se Vllaznia mund të fitojë edhe larg fushës së vet.
None found
I pyetur nëse ndeshja ishte e ndërtuar në këtë mënyrë apo ekipi iu përshtat lojës së Partizanit, Laszlo tha se në pjesën e parë i kishte udhëzuar lojtarët të luanin më të tërhequr. Skuadra krijoi dy raste shënimi, ndërsa ai kreu një ndryshim taktik sidomos në kros, duke aktivizuar dy lojtarë të shpejtë. Sipas trajnerit, Vllaznia kishte hapësira për të sulmuar, pasi lojtarët e krahut të Partizanit qëndronin të hapur dhe nuk ndalonin.
Lidhur me momentin pas penalltisë, Laszlo u shpreh se iu duk sikur skuadra ishte 11 me 11. Emanuel bëri gabim te ndërhyrja, ndërsa Vllaznia luajti me një mesfushë kompakte, por pa pikë referimi. Ai shtoi se dikush mund të fuste një qendërmbrojtës për të mbrojtur topat e gjatë. Trajneri theksoi se kishte edhe pak fat, sepse Partizani pati rastet e veta, por u shpreh i lumtur për ekipin dhe tha se fitorja u përket lojtarëve.
Në lidhje me shqetësimin për rastet e pësuara, Laszlo theksoi se më e rëndësishmja është marrja e tri pikëve në fund. Sipas tij, qëllimi i çdo ndeshjeje është fitorja dhe jo gjithmonë ekipi që ka posedim më të lartë të topit arrin ta fitojë takimin.
Ish-presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, është shtruar në repartin e kujdesit intensiv në një spital në Brasilia, pasi ka zhvilluar…
Mislav KaroglanPartizani u kthye te humbja, ndërsa u mposht minimalisht 1-0 nga Vllaznia në kryeqytet [...]Read More...
Zëvendësministri i parë në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Enver Dugolli, ka reaguar pas vizitës familjare të Jakup Krasniqit në…
Të rinj nga të gjitha trevat shqiptare janë bërë bashkë në Parlamentin e Shqipërisë, në kuadër të forumit “Foli Shqip”,…
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë ka publikuar një paralajmërim për sigurinë, duke u bërë thirrje qytetarëve…
Nën masa të shtuara sigurie është përcjellë vizita katërditore e Jakup Krasniqit te familja e tij në lagjen Velania të…