E ka ndarë mendjen, CR7 shkëput plotësisht lidhjet me Juventusin

Raportet e mira mes Cristiano Ronaldos dhe Juventusit nuk ekzistojnë më, për kaq pak kohë.

CR7 po kërkon me ngulm largimin nga Italia aq sa është shumë pranë kalimit të rivali i ish klubit të tij, Manchester City.

Gazetari me më shumë burime pranë klubit të Juventusit, Romeo Agresti, raporton se klubi dhe lojtari kanë këputur plotësisht lidhjet.

“Detajet e fundit vazhdojnë të jenë në një drejtim, shkëputje totale mes Juventusit dhe CR7. Situata sonte është edhe më e qartë – shkëputje mes Juve dhe CR7”, shkroi ai.

Man City së shpejti do bëjë ofertën e parë për Ronaldon, me të cilin ka arritur marrëveshje për kontratë dyvjeçare.


Shtuar 26.08.2021 23:10