E humbi këtë merkato, Barcelona avancon me Azpilicueta-n për merkaton e verës

Barcelona është në “pole-position” për të siguruar nënshkrimin e Cesar Azpilicueta-s me kosto zero verën e ardhshme. Futbollisti nuk ka ndërmend të rinovojë me Chelsean, ndaj do të mbërrinte në Barcelonë me kosto zero si zëvendësues i Dani Alves.

Oferta e klubit katalanas për reprezentuesin spanjoll do të ishte për dy sezone, deri në verën e vitit 2024, megjithëse lojtari do të duhej të bënte një sakrificë të konsiderueshme në lidhje me pagën e tij aktuale, propozimi ekonomik i Barçës është dukshëm më i ulët.

Nga Chelsea janë ende në pritje të përgjigjes së kapitenit për të ditur nëse ai largohet apo dëshiron të vazhdojë. Synimi i bluve është t’i paguajnë atij një pagë më të ulët, por nëse lojtari dëshiron të largohet, ata nuk do të mund ta shmangin lamtumirën e tij. Barcelona beson se anësori do të ruajë synimin e tij për të arritur zero euro këtë verë në Barcelonë. /albeu.com


Shtuar 27.01.2022 15:59