Një lajm i bujshëm është duke qarkulluar së fundmi në mediat turke. Bëhet fjalë për të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares, Rei Manaj.
Sipas medias turke “yenisafak.com”, lushnjari ka dërguar sinjale te Sivaspori përmes menaxherit të tij.
Është bërë e ditur se sulmuesi me përvojë dëshiron të veshë sërish fanellën kuq e bardhë, që luan në Ligën e Parë të Turqisë dhe është larg promovimit në Superligë.
Manaj kishte firmosur një kontratë 2-vjeçare me Sharjah FC.
Me skuadrën e Emirateve të Bashkuara Arabe, ish-lojtari i Interit dhe Barcelonës ka zhvilluar 16 ndeshje, duke dhënë kontribut me 6 gola.
Vlen të theksohet fakti se për transferimin e sulmuesit shqiptar, Sharjah pagoi 2 milionë euro.
