sport

“Mësuesi” i Silvinjos insiston për Kristian Shpendin, Mançini e sheh si pasardhësin ideal të Firminos

Merkato e janarit mund të sjellë një ndryshim të rëndësishëm për karrierën e sulmuesit Kristian Shpendi, i cili bën mjaft mirë në radhët e Çezenës dhe ka fituar një grumbullim me Kombëtaren duke luajtur në miqësoren ndaj Gjibraltarit.

“Sky Sport” në Itali, bën të ditur se për sulmuesin shqiptar ka një interesim shumë konkret nga klubi i Al Sad në Katar, ku trajner është Roberto Mançini.

Të lidhura

None found

Ai të cilin trajneri i Kombëtares, Silvinjo, e ka cilësuar shpesh si “mësuesin” e tij, pasi i ka dhënë mundësinë e parë që të punonte në një staf teknik në radhët e Interit, ka shfaqur një interes konkret për Shpendin.

Në Itali raportojnë se Mançini e sheh sulmuesin kuqezi si një pasardhës të denjë për Roberto Firminon, i cili është pjesë e këtij ekipi dhe është dëmtuar kohët e fundit në një ndeshje të Ligës së Kampioneve të Azisë.

Mbetet të mësohet nëse edhe sulmuesi shqiptar është i interesuar për këtë kalim në futbollin e Katarit për shkak të ofertës ekonomike, apo nëse dëshiron të vazhdojë të mbetet pjesë e futbollit italian.

Për të kanë shfaqur vazhdimisht interes klubet e Serisë A, por deri tani nuk kanë bërë asnjë lëvizje konkrete për të siguruar firmën e tij.

Duhet kujtuar se Çezena është plotësisht e përfshirë për momentin në luftën për ngjitjen në Serinë A, ndaj vetë Shpendi mund të jetë më i interesuar që të qëndrojë të paktën deri në fund të sezonit si pjesë e bardhezinjve para se të marrë një vendim për të ardhmen.

të fundit

Rreziku i ndërprerjeve të energjisë në Kosovë mbetet i pranishëm edhe këtë sezon dimëror

Kosova rrezikon të përballet me ndërprerje të energjisë elektrike edhe këtë dimër. Prodhimi vendor nuk mjafton për ta mbuluar kërkesën,…

1 minute ago

Presidenti Begaj: Pa gjuhë shqipe nuk ka atdhe, nuk ka Shqipëri, nuk ka shqiptari

Në kuadër të Ditës së Alfabetit, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, zhvilloi një bashkëbisedim me të rinj nga treva të…

9 minutes ago

Ministria e Financave: Regjistrimi i fletobligacioneve me interes 4.6% mbyllet më 1 dhjetor

Qytetarët mund të regjistrojnë fletobligacione nga emetimi i katërt deri më 1 dhjetor, në filialet dhe ekspoziturat e bankave afariste…

19 minutes ago

VIDEO/ Kryeministri del nga Asambleja e PS-së, studentët e presin me thirrje: Rama jep dorëheqjen

Në përfundim të Asamblesë së PS në Tiranë, kryeministri teksa ka dalë nga ambientet e  Akademisë së Arteve është pritur…

27 minutes ago

Edi Rama’s visit to Struga and Ohrid brings road closures tomorrow from 06:00 to 17:00

Nesër regjim i posaçëm i komunikacionit në Strugë dhe Ohër, bllokime nga ora 06:00 deri në 17:00.SPB Ohër njofton se…

38 minutes ago

Safe City” system starts automatic penalties for illegal parking from December

Nga fillimi i dhjetorit, sistemi i sofistikuar i videokontrollit „Qyteti i Sigurt“ (Safe City) zyrtarisht do të ketë një funksion…

38 minutes ago