sport

Lacio e ka seriozisht për sulmuesin e Kombëtares, vera mund të sjellë lëvizje

Emri i Kristian Shpendit, po rikthehet fuqishëm në orbitën e Lacios në prag të merkatos së verës. Sulmuesi i Çezenës, i cili po zhvillon një sezon shumë pozitiv në Serie B, po konsiderohet si një opsion real për përforcimin e repartit ofensiv të klubit nga Roma.

Sipas lajmeve të fundit në Itali, Lacio e ka rikthyer seriozisht interesimin për sulmuesin shqiptar të lindur në vitin 2003, një emër që ishte në radarët e klubit edhe gjatë vitit 2024.

Të lidhura

None found

Forma e tij e mirë dhe vazhdimësia në paraqitje kanë bërë që drejtuesit e klubit të shohin te ai një investim për të ardhmen.

Në sezonin aktual, Shpendi ka arritur të shënojë rreth 10 gola dhe 4 asistime në 33 ndeshje në të gjitha kompeticionet, duke u shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të Çezenës.

Këto shifra kanë rritur ndjeshëm vlerën e tij në treg dhe interesimin nga klube të ndryshme europiane. Në këtë moment, Lacio duket se është një nga klubet më serioze në garë.

Klubi bardhekaltër e sheh Shpendin si një profil të ri, me potencial rritjeje dhe mundësi për t’u zhvilluar në një sulmues të rëndësishëm në Serie A në vitet e ardhshme.

Interesime për Shpendin ka edhe nga klube të tjera si në Itali, ashtu edhe jashtë saj dhe bëhet fjalë për Katarin apo edhe Premier Ligën Angleze, teksa pritet një verë e nxehtë për sulmuesin.

të fundit

Hoti akuzon Qeverinë për shkelje ligjore: Projektbuxheti për vitin 2027 nuk u dorëzua brenda afatit

Deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka akuzuar Qeverinë se ka shkelur afatin ligjor për miratimin dhe dorëzimin e projektbuxhetit për…

10 minutes ago

Diego Moreira, heroi i Milanit në derbi: Kuqezinjtë mund të paguajnë deri në 68 milionë euro për belgun

Diego Moreira ishte padyshim njëri prej protagonistëve kryesorë të fitores së Milanit ndaj Interit me rezultat 3-1. Në derbin e…

12 minutes ago

Sky News: Protesta kundër Ramës përshkallëzohet në Tiranë, molotovë drejt policisë dhe trazira para Kryeministrisë

Protesta kundër qeverisë së Edi Ramës dhe kërkesa për largimin e kryeministrit shqiptar, kanë tërhequr vëmendjen edhe të medias italiane…

18 minutes ago

Opposition criticizes the lack of a government plan, while LVV says the document will be approved soon

Qeveria Kurti ende nuk ka prezantuar programin qeverisës dhe planin e punës, ndonëse agjenda legjislative tashmë është miratuar. Mungesa e…

20 minutes ago

Nagavci: Capital investments in the 2027 draft budget exceed one billion euros

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se në mbledhjen e 64-të të Këshillit…

20 minutes ago

Suspected of robbing four businesses in Shkëmbi i Kavajës, 31-year-old arrested and accomplice sought

Policia e Durrësit ka zbardhur katër vjedhje të kryera në biznese në zonën e Shkëmbit të Kavajës, gjatë një periudhe…

21 minutes ago