E BUJSHME/ 8 milionë euro, klubi i Serie A ofertë zyrtare për shqiptarin e Besiktas

Milot Rashica me shumë mundësi do të largohet nga Besiktas këtë merkato verore. Ndërkohë që ofertat për të nuk mungojnë, siç raportojnë edhe mediat italiane.

Është ekipi i Genoa, i cili ka dërguar një ofertë zyrtare për sulmuesin e Kosovës. 8 milionë euro është oferta e italianëve, por e refuzuar nga Besiktas, të cilët kërkojnë të paktën 9 milionë.

Mbetet të shihet nëse e ardhmja e 28-vjeçarit do të jetë te klubi i Serie A. Kujtojmë se në sezonin që lamë pas, Rashica mori pjesë në 41 ndeshje me Besiktas, duke shënuar 5 gola e asistuar në 12 të tjerë.


Shtuar 16.06.2025 20:22