E ardhmja e Dembele mbetet enigmë, Chelsea i lodhur nga pritja, PSG dhe Bayern ende në garë

Për tetë ditë, në fund të 30 qershorit, Ousmane Dembele do të jetë lojtar i lirë.

Kontarata e tij me Barcelonën do të ndërpritet dhe ish-lojtari i Dortmund do të jetë i lirë të gjejë akomodimin që i përshtatet më shumë. Është folur shumë për Chelsea, i cili mbetet në pole, por ka nisur edhe kontaktet për Raheem Sterling pikërisht sepse është lodhur duke pritur francezin.

Për këtë arsyem pistat e PSG dhe Bayern Munich mbeten ende të hapura./ h.ll/albeu.com

Shtuar 22.06.2022 12:59