sport

E ardhmja e Armando Brojës e paqartë, katër klubet angleze janë duke vëzhguar situatën e tij

Armando Broja vazhdon ta ketë të paqartë të ardhmen e tij nëse do të mbetet te Chelsea apo do të largohet në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi shqiptar ka pasur një sezon me ulje ngritje, megjithatë klubi londinez ende nuk ka vendosur nëse do ta lejoj largimin e tij apo do ta mbajë deri në verë.

Të lidhura

None found

Së fundmi është gazetari italian Fabrizio Romano që ka dhënë të reja interesante, duke sugjeruar se Broja mund të jetë një emër i nxehtë në ditët e fundit të afatit kalimtar të janarit, duke qenë se është pikëtuar nga West Ham, që tanimë ka siguruar afrimin e parë duke arritur huazimin nga Manchester City të Kalvin Philips.

Te West Ham e admirojnë prej kohësh Brojën, me trajnerin David Moyes që pasi shpenzoi rreth 120 milionë funte në verë, synon të përforcojë skuadrën me objektivin për të kapur një vend në top 6-shen e parë të klasifikimit duke kërkuar lavdinë evropiane për vitin e dytë radhazi pas fitores së Ligës së Konferencës.

West Ham gjithsesi e ka të vështirë të përmbushë kërkesën e Chelseat prej 50 milionë funtesh për kartonin e Brojës, por janë gati të bëjnë një ofertë për të.

Chelsea ndërkohë nuk ka ndër mend të ulë çmimin e shqiptarit, pavarësisht se blutë janë të hapur për shitjen e tij pavarësisht nëse blejnë apo jo dikë të ri në janar, duke qenë se Christopher Nkunku është pranë rikthimit pas dëmtimit, ndërkohë që javët e ardhshme rikthehet nga Kupa e Afrikës dhe Nicolas Jackson.

Ideja që Broja është në qendër të tregut të transferimeve ka tunduar dhe klube të tjera, si Aston Villa, Fulham dhe Wolverhampton Wanderers, që do të ofrojnë konkurrencë të fortë për West Ham që synon të firmosë me shqiptarin para 1 shkurtit, kur përfundon edhe afati i janarit.

The Hammers që nuk arritën ta blejnë Brojën pavarësisht një oferte prej më shumë se 30 milionë funtesh në verën e 2022, pritet të jenë më aktivë në negociatat për sulmuesin shqiptar në ditët e fundit të janarit. /Telegrafi/

të fundit

Death of young man in Kamëz, police issue official statement: He had gone to his uncle’s house to repair the water tank when he came into contact with power…

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

4 hours ago

Rikthimi i Matthijs de Ligt te Manchester United: Sfida e holandezit pas operacionit të rëndë në shpinë

Kanë kaluar më shumë se 250 ditë që kur Matthijs de Ligt është parë për herë të fundit në fushë…

4 hours ago

Horoskopi 1 Shtator 2026/ Çfarë parashikojnë yjet për dashurinë, financat dhe karrierën

Dashi Është ditë shumë e mirë për të bërë disa veprime rutinë dhe për të vendosur kontakte me persona të…

5 hours ago

Një sfidë e vështirë pas 120 minutave me Pafos”, Glen Daja flet për Përndrecën: Vendimi do të publikohet nga klubi

Glen DajaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

5 hours ago

Qefalija shpallet “Lojtari i Ndeshjes” ndaj Skënderbeut: Dinamo do të ruajë ritmin e Evropës edhe në kampionat

Klevi QefalijaDinamo ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj Skënderbeut, në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të “Abissnet Superiore”…

5 hours ago

Vdekja e të riut në Kamëz, policia me njoftim zyrtar: Kishte shkuar te xhaxhai të rregullonte depozitën e ujit, ra në kontakt me telat e korrentit

Policia e Kamzës ka reaguar lidhur me ngjarjen tragjike të regjistruar mbrëmjen e kësaj të hëne ku i riu Roland…

5 hours ago