Pas transferimit të Paulo Dybalas te Roma, “Joya” bëhet kështu një nga argjentinasit e mëdhenj që vesh fanellën e klubit Giallorossi.
Dybala zgjodhi Romën, kur u duk se kishte mbyllur gjithçka me Interin, duke befasuar jo pak opinion sportiv.
Takimi me Tottin, Mourinho në stol dhe klauzola e ulët e caktuar nga Roma për largimin e tij janë disa nga faktorët që bindën Dybala të transferohej te klubi kryeqytetas.
Roma në të gjithë historinë e saj ka pasur vazhdimisht lojtarë argjentinas, disa prej tyre me emër dhe që kanë bërë mirë, e disa të tjera që janë larguar në heshtje, le të kujtojmë disa prej tyre:
- Javier Pastore (2018-2021)
- Federico Fazio (2016-2022)
- Diego Perotti (2016-2020)
- Leandro Paredes (2014-2015 dhe 2016-2017)
- Erik Lamela (2011-2013)
- Gago (2011-2012)
- Nicolas Burdisso (2009 – 2014)
- Gabriel Omar Batistuta (2000-2003)
- Walter Samuel (2000-2004)
- Abel Balbo (1993-1998 dhe 2000-2002)
- Claudio Caniggia (1992-1994)
- Angellillo (1961-1965)
- Pedro Manfredini (1959-1965)
- Paulo Dybala (2022) /albeu.com