Dy yjet e mëdha nuk do të përfshihen në skuadrën e Chelseat për Kupën e Botës për Klube

Joao Felix dhe Raheem Sterling thuhet se nuk do të përfshihen në skuadrën e Chelseat për Kupën e Botës për Klube FIFA, me klubin që po shqyrton në mënyrë aktive zgjidhje transferimi për të dy lojtarët këtë verë.

Asnjëri sulmues nuk është në planet e trajnerit Enzo Maresca, duke bërë që Chelsea të kërkojë largime të përshtatshme si pjesë e riorganizimit të skuadrës.

Në një ndryshim simbolik, fanella e mëparshme me numër 14 e Felix tani i është caktuar lojtarit të ri Dario Essugo, duke sinjalizuar një fillim të ri dhe ndryshim rolesh brenda skuadrës.

kuadra e plotë e Bluve do të zbulohet zyrtarisht sot (e mërkurë në 18:00 me orën tonë lokale.

Sterling pritet të mbetet në Ligën Premier pasi ka disa oferta, ndërsa Felix mund të transferohet në ndonjë kampionat tjetër evropian.