Shqipëria është njohur me kundërshtarët në Ligën e Kombeve. Kuqezinjtë vendosen në Grupin C1 dhe peshkuan Finlandën, Bjellorusinë dhe San Marinon.
Dy transferta janë të largëta. Pikërisht Finlanda dhe Bjellorusia. San Marino ndërkohë është kundërshtari më i lehtë i mundshëm.
Shqipëria mban vendin e 63-të në renditjen e FIFA-s. Finlanda pozicionohet si vend i 75-të, Bjellorusia 98-të dhe San Marino në vend të fundit(210).
