Categories: sport

Dy talentë të Bayern Munichut zgjedhin Kosovën, Rama dhe Krasniqi ftohen për herë të parë

Federata e Futbollit të Kosovës ka bindur edhe dy futbollistë të rinj që ta përfaqësojnë vendin.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e djathtë Lamar Rama dhe anësorin e djathtë Florent Krasniqi, të cilët po spikasin në ekipet e grupmoshave të Bayern Munichut.

Të lidhura

None found

Të dy janë grumbulluar për herë të parë nga Kosova U17. Përzgjedhësi Fadil Berisha i ka përfshirë në skuadër për tri sfidat e vështira që zhvillohen më vonë gjatë këtij muaji.

Lista e plotë e Kosovës për këto ndeshje:

Kush janë Lamar Rama dhe Florent Krasniqi?

Këtë edicion, Lamar Rama është paraqitur gjashtë herë me ekipin U17 të Bayern Munichut në DFB Youth League.

Mbrojtësi ka edhe dy vite kontratë me klubin gjerman. Nëse paraqitjet e tij bindin, ai mund të ngjitet në ekipin U19, ku luajnë edhe Erblin Osmani dhe Yll Gashi.

Florent Krasniqi është një tjetër afrim i rëndësishëm, pasi anësori është titullar i padiskutueshëm në formacionin e Bayernit.

Në 11 ndeshje të zhvilluara në U17 DFB Youth League, ai ka shënuar 11 gola dhe ka dhënë një asistim.

Kosova do të ndeshet me Belgjikën, Kroacinë dhe Letoninë në kualifikueset e Kampionatit Evropian U17.

të fundit

Arkin Jahiji merr zyrtarisht drejtimin e Bërvenicës, paralajmëron zyrë për mërgimtarët

Kryetari i sapozgjedhur i Komunës së Bërvenicës, Arkin Jahiji sot mori zyrtarisht detyrën e kryetarit nga ku tha se do…

3 minutes ago

Nga sot aplikohen formularët e rinj të pagesave në Maqedoninë e Veriut: IBAN-i me 19 karaktere bëhet i detyrueshëm

Sistemi i pagesave në Maqedoninë e Veriut po hyn në një fazë të re me zbatimin e standardit ndërkombëtar ISO…

3 minutes ago

Ivan Balliu i jep fund karrierës me Kombëtaren shqiptare

Mbrojtësi i krahut, Ivan Balliu ka vendosur të tërhiqet nga Kombëtarja e Shqipërisë. Lajmin për tërheqjen e futbollistit të Rayo…

8 minutes ago

Arsim Bajrami propozon angazhim juridik dhe institucional për çështjen e ish-krerëve të UÇK-së

Akademiku Arsim Bajrami ka propozuar themelimin urgjent të një komisioni shtetëror të ekspertëve juridikë, i cili do të analizonte aktgjykimin…

10 minutes ago

Protestat studentore/ Demokratët Evropianë: Qeveria e Ramës në vend që t’i dëgjojë i përgjigjet me shtypje dhe dhunë policore! Çështjen e kemi ngritur në KE

Demokratët Evropianë kanë reaguar në lidhje me situatën e protestave në Shqipëri, duke u ndalur tek kufizimet e të drejtës…

17 minutes ago

Finlanda dhe Bjellorusia në horizont, Berisha e Shehu synojnë kreun dhe kërkojnë mbështetjen e tifozëve

Është zhvilluar ditën e sotme konferenca për shtyp e dy lojtarëve të Kombëtares për dy ndeshjet e Ligës së Kombeve,…

20 minutes ago