Categories: sport

Tri prurje të reja dhe disa mungesa në listën e Kosovës për Ligën e Kombeve

Kosova ka publikuar listën e futbollistëve të përzgjedhur nga Franco Foda për katër ndeshjet e Ligës së Kombeve, me disa ndryshime në përbërjen e skuadrës.

Të lidhura

None found

Pas Amir Rrahmanit dhe Florent Hadërgjonajt, edhe Valon Berisha e Fidan Aliti i kanë dhënë fund angazhimit me “Dardanët”, pas një kontributi shumëvjeçar.

Për këto përballje, përzgjedhësi gjerman ka vendosur të afrojë tri emra të rinj.

Prurjet e reja

Emri më i spikatur është Erblin Osmani. Talenti i Bayern Munichut ka qenë kapiten i Gjermanisë U17 dhe aktualisht stërvitet me ekipin e parë të gjigantit bavarez.

Në listë është përfshirë edhe mesfushori i Austria Lustenaus, Dion Kacuri, për të cilin Telegrafi kishte raportuar ditë më parë. Ai ka përfaqësuar Zvicrën dhe ka qenë kapiten i ekipit U21.

Ftesë ka marrë gjithashtu Milot Avdyli, anësori që mund të luajë në disa pozita dhe që prej kohësh ishte nën vëzhgimin e Shqipërisë.

Mungesat

Reparti defensiv paraqet shqetësimin kryesor të listës së re, pasi këtë herë janë grumbulluar vetëm shtatë futbollistë në mbrojtje.

Amir Rrahmani, Florent Hadërgjonaj dhe Fidan Aliti janë pensionuar, ndërsa Kreshnik Hajrizi nuk është përfshirë për shkak të lëndimit.

Foda mund të mbështetet edhe te Ermal Krasniqi dhe Milot Avdyli në krahë, pasi të dy kanë luajtur në këto pozita për klubet e tyre këtë edicion, Amedspor dhe Celje, respektivisht.

Një tjetër mungesë e rëndësishme është Elvis Rexhbeçaj. Futbollisti i Wolfsburgut u lëndua në stërvitje dhe nuk do të mund ta ndihmojë Kosovën, ndërsa në vendin e tij është ftuar Dion Kacuri.

Kosova do t’i zhvillojë katër ndeshjet gjatë këtij muaji. E para do të luhet ndaj Irlandës më 24 shtator në Prishtinë, ndërsa më 27 shtator “Dardanët” do të jenë mysafirë të Austrisë. Më 1 tetor, Kosova do të udhëtojë në Hungari për t’u përballur me Izraelin, kurse më 4 tetor do ta presë sërish Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

të fundit

Volkswagen vendos në pritje projektin e Golfit elektrik

Volkswagen ka vendosur të pezullojë përkohësisht zhvillimin e modelit të ri elektrik ID. Golf, në kuadër të përpjekjeve për të…

3 hours ago

Barcelona përgatit ofertën për një nga shtyllat e PSG-së, synon transferimin e Pachos në janar

Barcelona po shqyrton mundësinë e përforcimit të repartit defensiv gjatë afatit kalimtar të janarit, ndërsa në listën e emrave të…

3 hours ago

Shooting at a California store kills pregnant 31-year-old woman and injures six people

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Kaliforninë në SHBA, ku një 31-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën pas të shtënave me…

3 hours ago

Nivokazi i jep barazimin Sionit, ndërsa Hajrizi shënon autogol

Sioni ka shpëtuar një pikë në udhëtim te Luzerni, në një ndeshje ku protagonistë ishin dy futbollistët e Kosovës, Kreshnik…

3 hours ago

Director of the Istanbul Stock Exchange arrested on suspicion of bribery and links to a criminal organization

Një zhvillim i ri ka tronditur sektorin financiar në Turqi. Korkmaz Enes Ergun, drejtori i përgjithshëm i Bursës së Stambollit…

3 hours ago

Klafuriç para përballjes me Egnatian: Të përshtatemi me kushtet dhe të japim maksimumin, tifozët të na mbështesin

Dean KlafuriçTirana pret në stadiumin e Vorës Egnatian, për ndeshjen e vlefshme të javës së 10-të të “Abissnet Superiore” [...]Read…

3 hours ago