Dy opsione për Nedim Bajramin. Ku pritet të vazhdojë karrierën mesfushori i Kombëtares

Nedim Bajrami ka përfunduar sezonin e tij të parë me Rejnxhërsin në mënyrën më të vështirë të mundshme.

Pas një kalimi me shpresa të mëdha në skuadrën e madhe të Skocisë, mesfushori i Kombëtares shqiptare ka kaluar një vit të komplikuar, i cili e ka lënë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.

“Panorama Sport” mëson se Bajrami do të largohet nga Skocia në merkaton e verës, edhe pse është në kontratë me Rejnxhërsin.

Në këtë situatë të pasigurt, ndoshta një largim nga Rejnxhërsi mund të jetë një mundësi për Bajramin për të rifituar besimin dhe për të gjetur një vend ku ai mund të shfaqë më mirë aftësitë e tij.

“Panorama Sport” mëson ekskluzivisht se Bajrami ka mundësi të largohet nga Skocia në merkaton e ardhshme të janarit, dhe ka dy mundësi që duken më të mundshme për të ardhmen e tij: një rikthim në Serinë A, kampionatin italian që ai e njeh mirë, dhe një mundësi e mundshme për të kaluar në Bundesliga.


Shtuar 21.05.2025 11:07