Dy rezultate të dobëta që ka marrë Manchester United këtë sezon, nuk janë pritur aspak mirë nga aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe sipas raportimeve të fundit.
Të shtunën, United bëri një paraqitje të dobët në barazimin me rezultat 1-1 ndaj Brentfordit.
None found
Të besuarit e Ten Hag u dominuan për pjesën më të madhe të ndeshjes nga kundërshtari i cili po rrezikon rënien nga elita këtë sezon.
Teksa dukej se ata do të ‘rrëmbenin’ fitoren falë një goli të Mason Mount në minutat shtesë të takimit, Brentfordi barazoi shifrat në 1-1 me golin e shënuar në minutën e 99-të nga Kristofer Ajer.
Sipas asaj që raporton The Telegraph, ky barazim është në mesin e dy ndeshjeve që nuk janë pritur aspak mirë nga aksionari i ri Ratcliffe dhe ekipi i tij Ineos.
Ndeshja tjetër sipas raportit është humbja e “Djajve të Kuq” me rezultat 2-1 ndaj Fulhamit në shtëpi rreth pesë javë më parë.
E ardhmja e Ten Hag ka qenë objekt spekulimesh që prej se Ratcliffe mori ‘frenat’ e operacioneve të futbollit në “Old Trafford” gjatë muajit shkurt, ku u raportua se përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate, do të jetë zëvendësuesi i tij në stol.
Javën e kaluar tekniku holandez insistoi se ai është mësuar me spekulimet rreth punës së tij, duke shtuar se është pjesë e asaj kur menaxhon një klub të madh.
“Kur je duke punuar tek Manchester United, do të ketë gjithmonë zhurmë dhe thashetheme rreth klubit, ekipit, trajnerit, lojtarëve, do të ketë gjithmonë probleme”, ishte shprehur Ten Hag. /Telegrafi/
Aksidentet në vendin e punës po bëhen gjithnjë e më të shpeshta, duke ngritur alarmin për nivelin e sigurisë dhe…
Aktori Mehdi Malkaj deklaroi se Rama tashmë është një ish-kryeministër sepse populli po e largon pasi ka vjedhur edhe jetën…
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me të dhënat e monitorimit të Autoritetit të Mediave…
Tre zjarrfikës humbën jetën në dy episode të ndryshme të ndodhura të mërkurën në Greqi. [...] Read More... The post…
Një vrasje me pagesë është ndaluar nga policia në çastet e fundit, atëherë kur dukej se për autorët çdo gjë…
Pas gjetjes së mbetjeve mortore gjatë gërmimeve në zonën e Kalludrës në Zubin Potok, ka reaguar Erblin Ademi, djali i…