sport

Erik ten Hag mund të jap dorëheqje nga posti i trajnerit tek Man United, nëse nuk plotësohet një kusht

Erik ten Hag raportohet se mund të jap dorëheqje nga posti i trajnerit tek Manchester United në rast se plotësohet një kusht.

Tekniku holandez e ka shijuar një sezon të parë të mirë në ‘Old Trafford’ pasi kishte fituar Carabao Cup dhe kishte siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Të lidhura

None found

Sa i përket këtij sezoni, pritshmëritë ishin që Ten Hag ta dërgonte Unitedin në një nivel më lartë, sidomos pas transferimit të yjeve si Andre Onana, Mason Mount dhe Rasmus Hojlund.

Sidoqoftë, sezoni 2023/2024 ka shkuar si mos më keq për ‘Djajtë e Kuq’ pasi rezultatet e tyre kanë qenë larg standardit që kërkohet.

Momentalisht, United gjendet 13 pikë larg vendit të katërt që mbahet nga Aston Villa, teksa shpresat e tyre për kualifikim në Ligën e Kampionëve kanë filluar të zbehen. Si rezultat, e ardhmja e Ten Hag është zhytur në errësirë, pasi aksionari i ri Sir Jim Ratcliffe raportohet se po kërkon opsione për ta zëvendësuar atë.

Emra si Gareth Southgate dhe Graham Potter janë diskutuar lidhur me një kalim të mundshëm në ‘Old Trafford’.

Tani është raportuar se Ten Hag mund të jap dorëheqje nga posti i tij, por vetëm me një kusht.

Siç u raportua nga The Mirror, Ten Hag do të largohej nga roli i tij në fund të sezonit në rast se nuk merr garanci nga Ratcliffe dhe ekipi i tij për besnikërinë e tyre ndaj tij. /Telegrafi/

të fundit

Ronaldo kundër Messit në betejën e Google: lamtumira e argjentinasit fiton ndaj deklaratës së portugezit

Rrallë ndodh që dy polet e futbollit botëror të përplasen kaq mirë. Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi e ndriçuan skenën…

8 minutes ago

MPB: 34 automjete të transportit publik u nxorën nga qarkullimi

Policia ka kryer kontrolle të përforcuara të autobusëve dhe automjeteve të tjera për transport publik në të gjithë vendin.Gjatë aksionit,…

18 minutes ago

Gruda: Ndryshimet në Ligjin për Specialen nuk cenojnë Kushtetutën

Deputeti i PDK-së Përparim Gruda, ka mbajtur një konferencë për media ku ka folur për votimin e ndryshimeve të Ligjit…

19 minutes ago

FIFA zyrtarizon renditjen e re për Shqipërinë dhe Kosovën, vendoset rekord i ri historik!

FIFA ka zyrtarizuar renditjen e re pas ndeshjeve të kombëtareve. Shqipëria ka fituar një pozicion, duke u vendosur në vendin…

19 minutes ago

Kerkez reagon pas përfshirjes në listën e “armiqve të Ukrainës” dhe sqaron incidentin

Mbrojtësi i Hungarisë dhe Liverpoolit, Milos Kerkez, ka reaguar pas përfshirjes së tij dhe babait të tij në një databazë…

23 minutes ago

SSO: Annual inflation reaches 2.7% in September as restaurant and accommodation prices rise

Enti Shtetëror i Statistikave publikoi sot llogaritjen e inflacionit të shtatorit, e cila tregon se inflacioni vjetor në shtator të…

28 minutes ago