Dy ndeshje vendimtare, Gjasula: Do tentojmë dy fitore, edhe ekipet e tjera kanë probleme me dëmtimet

Kombëtarja është në ditën e dytë të përgatitjeve në kuadër të dy ndeshjeve  të fundit të Nations League përballë Izraelit dhe Islandës.

Në konferencë për shtyp ditën e sotme ka dalë veterani Klaus Gjasula dhe talenti Kristjan Asllani.

Gjasula, i cili luan për Darmstadin në Bundesligën 2, është shndërruar në qendërmbrojtës, ndërsa sa i përket mungesave ai shton se edhe ekipet e tjera kanë probleme.

Para pesë vitesh e kemi mposhtur Izraelin ne transfertë, mendoni se mund ta përsëritim këtë sukses?

Sigurisht që po. Edhe në ndeshjen e parë u pa qartë që kishim rastet tona për ta fituar takimin. E dimë gjithashtu se sa e rëndësishme është për ne. Duhet të japim maksimumin dhe të marrim tri pikët.

Çfarë ka ndryshuar në kombëtare në krahasim me dy ndeshjet e para?

Kemi disa mungesa, por edhe ata kanë hallet e veta. Në ndeshjet e fundit kanë ardhur shumë çuan të rinj, duhet pak kohë, por ne kemi cilësi për t’i fituar.

Mungon sulmuesi që na shënoi dy gola, ndoshta ky lajm na ngushëllon duke pasur parasysh edhe mungesat?

Është e vështirë të thuash shyqyr që mungon ky lojtar, sepse pranë nuk e dimë cili do të luajë, si do të luajë, ndaj duhet të shohim ekipin tonë, të japim maksimumin ditën e ndeshjes.

Sa besoni se mund t’i marrim gjashtë pikë duke pasur parasysh problematikat tona?

E dimë që janë ndeshje shumë të rëndësishme. Të përqendrohemi tek Izraeli me gjithë gjithë forcën tonë, pastaj të mendojmë për Islandën.

Te Darmstadti jeni aktivizuar edhe si qendërmbrojtës, sa janë mundësi të luani në këtë pozicion edhe në Kombëtare?

Kishim shumë mbrojtës të vrarë, ndaj trajneri më aktivizoi në qendër të mbrojtjes. Që nga ndeshja e dytë nuk më ka hequr më nga aty, sepse është i kënaqur. Për mua nuk ka rëndësi ku luaj, për këtë duhet pyetur trajneri, nuk e di se si i ka planet me mua.

Do të konsiderohet dështim për Shqipërinë nëse nuk e përfundon në vendin e parë në grup?

Edhe ekipet e tjera janë të mira, duket që jemi në të njëjtin nivel. Ne do të provojmë t’i fitojmë të dyja./albeu,com