Trajneri i Liverpulit, Arne Slot, u shpreh se Çelsi ishte “fantastik” këtë sezon, sidomos duke përmendur faktin se klubi i tij po përballet me momente të vështira, por sërish arrin të qëndrojë prezent.
Slot insistoi se; “nuk ka nevojë për panik pas humbjes së radhës”, pasi vlerësoi përpjekjen e lojtarëve dhe tha që ndeshjet shpesh humben për detaje të vogla. Ndërsa ai mbetet optimist për vazhdimësinë. Tekniku holandez tha gjithashtu se “shpejt, Mohamed Salah dhe Aleksander Isak do të gjejnë shpejt njëri-tjetrin” dhe u shpreh i sigurt se; “me kohën do të krijohet kimia e duhur midis tyre, pavarësisht rezultateve të dobëta dhe presionit atual”.
Duket se kampionët po përjetojnë një krizë rezultatesh, pasi kanë tashmë 3 ndeshje radhazi që humbasin, duke llogaritur si kampionatin, ashtu edhe kompeticionin më madhor për klube në Europë, që është pikërisht Liga e Kampioneve, aty ku të martën u thyen nga Gallatasaraji në stadiumin “Ali Sami Yen” të Stambollit.