Dy gola të pësuar dhe karton i kuq, Drita humbet të parën

Drita e Gjilanit është mposhtur me rezultatin 2-0 në transfertë në ndeshjen e parë të fazës “play off” në Ligën e Konferencës përballë polakëve të Legias së Varshavës.

Kur ishte mbushur gjysmë ore lojë, gjilanasit morën goditjen e parë ndërsa mbrojtësi Gomda u ndëshkua me karton të kuq. Megjithatë, pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Në pjesën e dytë polakët arritën të kalojnë në avantazh me anë të Kramer, pikërisht në minutën e 56-të, ndërsa në minutën e 83-të dyfishuar shifrat me Gual.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në “Fadil Vokrri” me misionin e vështirë për të përmbysur rezultatin përballë gjigantëve polakë.


Shtuar 22.08.2024 21:01