Futbollisti i Dukagjinit Theophilus Solomon, është arrestuar nga policia.
Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet shqiptare pasi dyshohet se kishte ushtruar dhunë ndaj të dashurës së tij.
Të lidhura
None found
U raportua nga mediat se Solomon u prangos gjatë ndeshjes që Dukagjini e zhvilloi kundër Dinamo Ferizajt, në Kupën e Kosovës.
Por, kjo u mohua nga ana e klubit nga Klina.
Në reagimin e tyre thuhet se shoqërimi i nigerianit në polici ka ndodhur pasi ka përfunduar ndeshja. /klankosova/
