Duka: Tani jemi me të dy këmbët në Gjermani

Pas suksesit me Çekinë (3-0) në “Air Albania”, Presidenti i FSHF, Armand Duka komplimentoi skuadrën, në një intervistë të dhënë për TV Klan.

“Fitorja? Ishte një ndeshje shumë e vështirë, para ndeshjes ishte e fortë dhe në fushë ishte ndryshe. E merituar, e stërmerituar. Jam shumë i lumtur. Tani që bëmë 3 gola donim 4. Edhe më një gol do të festonim njëjtë. Tani jemi me dy këmbët në Gjermani. Na mungojnë vetëm 2 pikë që do t’i marrim shumë kollaj. Më vjen keq që nuk kam Lorikun afër ta përqafoj.

Fitorja me Poloninë apo me Çekinë? Sigurisht këtë të sotmen, pasi na çon më afër Gjermanisë. Jam shumë i lumtur dhe në fakt sot dua të përfaqoj të gjithë.

Hera e dytë në Europian? Unë jam shumë i gëzuar, ekipin e meritoi në të gjitha ndeshjet. Nuk e kemi merituar vetëm humbjen në Poloni. Një falenderim të veçantë për trajnerin dhe stafin e tij që kanë krijuar një frymë të re në skuadër. Kemi dhe një lojtar të jashtëzakonshëm siç është Jasir Asani që ka shënuar 3 supergola në këto ndeshje. Golat e tij janë pjesë e UEFA-s.

Gëzim më i madh i sotshmi apo para 8 vitesh? Janë të ndryshme. Para 8 viteve ishte tjetër, ndërsa sot kemi më shumë eksperiencë dhe e dënim një moment të till”- tha ai.


Shtuar 12.10.2023 23:45