Dronë pa pilot në “Katar 2022”, ja si do të mbrohen stadiumet gjatë eventit madhështor (VIDEO)

Siguria në Kupën e Botës në Katar gjatë këtij dimri do të arrihet nëpërmjet njerëzve dhe dronëve.

Mjetet ajorete pa pilot do të lëshojnë rrjeta për të kapur dronë të tjetër më të vegjël “mashtrues” .

Fortem Technologies do të sigurojë dronët interceptues, pas një marrëveshjeje me ministrinë e brendshme të Katarit.

Ai thotë se marrëveshja pasqyron frikën në rritje rreth kërcënimeve që paraqesin sulmet e mundshme me dron në përgjithësi.

Fortem thotë se sistemi i tij është një mënyrë e sigurtë për të rrëzuar dronët, duke reduktuar rreziqet e dëmtimit që mund të shkaktohen nëse përdoren armë./albeu.com


Shtuar 27.07.2022 09:51