Parashikimet e Football Meets Data për pesë përballjet e “Champions Path” në play-offin e Ligës së Konferencës e vendosin Dritën në një situatë të hapur, me gjasa reale për të siguruar kalimin në fazën e ligës.
Skuadra gjilanase do të luajë të enjten ndeshjen e kthimit ndaj Inter Club d’Escaldes. Sipas vlerësimeve të publikuara, FC Drita ka 43 për qind mundësi për t’u kualifikuar, ndërsa ekipi nga Andorra llogaritet me 57 për qind shanse.
None found
Diferenca e ngushtë mes dy skuadrave tregon se bëhet fjalë për një prej dueleve më të ekuilibruara të kësaj faze. Takimi i parë, i zhvilluar në Prishtinë, përfundoi me rezultatin 2-2.
Edhe pse Inter Club d’Escaldes shihet si favorit, Drita mbetet pranë kundërshtarit në projeksione. Një paraqitje e nivelit të lartë në sfidën e kthimit mund t’i sigurojë kampionit kosovar avancimin në fazën e Ligës së Konferencës.
Ndër çiftet e tjera, Borca Banja Luka ka epërsi të theksuar ndaj Vikingur Reykjavikut, me 93 për qind gjasa për kualifikim, kundrejt vetëm 7 për qind të skuadrës islandeze.
Favorit i qartë është edhe Larne FC në përballjen me Lincoln Red Imps, pasi vlerësohet me 92 për qind shanse për të kaluar më tej. Ndërkohë, Riga FC ka 78 për qind mundësi përballë KI Klaksvik.
Në duelin mes KuPS Kuopio dhe Shamrock Rovers, skuadra finlandeze llogaritet me 65 për qind gjasa për kualifikim, ndërsa ekipi irlandez me 35 për qind.
Përballja Inter Club d’Escaldes-FC Drita rezulton më e balancuara në listën e publikuar, pasi mes dy ekipeve ka një diferencë prej vetëm 14 pikësh përqindjeje.
Një kualifikim i Dritës do të përbënte një tjetër sukses të rëndësishëm për futbollin kosovar në garat evropiane.
Oliver Millanov dha dorëheqjen nga pozicioni i Drejtorit të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë dhe Qeveria emëroi Jovica Andovski, ish-zëvendësministrin…
Qytetarët që skanuan faturat fiskale përmes aplikacionit "MojDDV" në periudhën nga korriku deri në shtator së shpejti do të marrin…
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka pritur sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar…
Të paktën 33 persona kanë humbur jetën dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një sulmi ajror rus ndaj…
Një ish-mësues i shkollës fillore është bërë një nga miliarderët më të rinj në Kinë, pas debutimit në bursë të…
Tre persona të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale janë kapur dhe vënë në pranga nga Policia e…